Mirësevini në zyrën tuaj moderne me Telekom Business!

Arrini maksimiumin me paketën më të avancuar Office 365 nga Microsoft dhe rrjetin më të mirë në Shqipëri.

Për herë të parë 5 shërbime në 1 faturë!

Bashkëpunim
i pakrahasueshëm

Bashkëpunoni në një dokument në të njejtën kohë, dërgoni komente dhe multimedia në kohë reale ose organizoni një video konferencë me Skype for Business. Funksionalitet e reja të Office 365 ju ofrojnë mundësi të pakrahasueshme bashkëpunimi.

Mëso më shumë

Mirëmbajtje
e thjeshtë

Me paketën Office 365 keni kosto minimale mirëmbajtje. Programet funksionojnë thjesht dhe nuk keni nevojë instalimi në pajisje të tjera, ju mund të bëni gjithçka direkt nga browseri juaj.
 

Mëso më shumë

Punoni kudo ku jeni, nga çdo pajisje

Ju mund të hapni çdo document, të krijoni, ndryshoni dhe të shpërndani në çast, kurdo të dëshironi, nga çdo smartphone, tablet ose PC kudo ku ndodhet. Office 365 ju siguron një zyrë të vërtetë virtuale në Cloud.
 

Mëso më shumë

Cfarë përfshihet në paketat
Office 365 nga Telekom?

Zgjidh planin

Office 365
Business Essentials

Office 365
Business

Office 365
Business Premium

Aplikacionet Office të instaluara.

Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Publisher OneNote deri në 5 PCose Mac për çdo përdorues. Përfshin apps e reja Office 2016 për PC dhe Mac

Office në tablet dhe Smartphone

Eksperienca e Office të instaluar për deri në 5 tableta dhe 5 smartphone për çdo përdorues.

Versioni Online i Office.

PërfshinWord, Excel dhe PowerPoint

Hapësirë për dokumenta dhe shpërndarje në Cloud.

1 TB hapësirë për çdo përdorues.

Email, calendar dhe kontakte Business class.

Me 50 GB inbox për çdo përdorues.

Mbledhje online pa limit.

Instant Message dhe video konferencanë HD. Përfshin aplikacionin Skype for Business.

Rrjet social ikompanisë.

Rrjet social i brendshëm i krijuar për të ndihmuar punonjësit të bashkëpunojnë nga departamente dhe vendndodhje të ndryshme.

Mjete profesionale për histori dixhitale.

Më shumë mundësi për të krijuar raporte interactive, prezantime dhe më shumë.

Maksimumi i përdoruesëve

300

300

300

Office 365
Business Essentials

Office 365
Business

Office 365
Business Premium

Të gjitha planet
e mësipërme përfshijnë

99.9% funksionim të garantuar në
marrëveshjen e nivelit të shërbimit.

24/7 kujdes ndaj klientit
për çështje kritike.

Siguri të dhënash me standartet
më të mira globale.

Përfitoni maksimumin me Telekom Business.

5 shërbime në një faturë!

Gjithashtu duke kontaktuar me agjentin tuaj, ju mund të zgjidhni edhe
pajisje të tjera nga portofoli i Telekom, sipas nevojave të biznesit tuaj.

Kontakto tani

Na telefono në
00355 4 2275028

Na shkruaj email në
business_contact@telekom.com.al

Pyetje të shpeshta

  • Cfarë është Office 365? Si ndryshon nga Microsoft Office?

    Office 365 "Office 365" i referohet planeve të pajtimit që mundësojnë akses nëprogamet kompjuterike Office dhe shërbime të tjera produktive të ofruara në Internet (shërbime “cloud”). Office 365 përfshin plane për biznesin. Planet Office 365 për biznesin përfshijnë shërbime të tilla si Skype për konferenca web për Biznes, adresa email biznesi në Online Exchange, dhe hapësirë memorie shtesë në OneDrive për Biznes. Shumë plane pajtimi Office 365 përfshijnë gjithashtu edhe versionin desktop tëprogameve kompjuterike Office, të cilat përdoruesit mund ti instalojnë në disa kompjutera dhe pajisje. Programet që mund të instalohen përfshijnë: Word, Excel, PowerPoint, OneNote, Outlook, Publisher, dhe Access (Publisher dhe Access janë të vlefshëm vetëm për kompjutera). Këto programe mund të instalohen në disa pajisje njëherazi, duke përfshirë këtu, kompjutera, Makintosh, tablete Android, telefona Android, iPad, dhe iPhone. Kur përdoruesi është në zotërim të një plani aktiv Office 365, ai do të mund të përdor versionin më të ri të programit të zgjedhur. Planet e pajtimit Office 365 që pqerdoren vetëm-online janë një zgjedhje shumë praktike që plotësojnë nevoja specifike biznesi, dhe janë të projektuara të punojnë me versionin më të fundit të Office, Office 2013, dhe Office 2011 për Mac. Versione të mëparshme të Office, sikundër Office 2010 dhe Office 2007, mund të punojnë me Office 365 me funksionalitete të reduktuara. Shënim: Përputhshmëria me Office nuk përfshin atë me Exchange Online Kiosk ose planet Office 365 Enterprise K1.

  • A është aksesi në internet i nevojshëm për 365?

    Aksesi në internet është i nevojshëm për të instaluar dhe aktiviziuar të gjitha planet e Office 365 dhe për të administruar llogarinë (account) e krijuar gjatë regjistrimit. Aksesi nevojitet gjithashtu për të aksesuar shërbime të tilla si email, konferenca, menaxhim IT dhe shërbime të tjera. Shumë plane Office 365 përfshijnë gjithashtu edhe versionin e Office për kompjuter, për shembull, Office 365 Biznes Premium. Një nga benefitet e programeve Office për kompjuter është se mund të punoni “offline” dhe të keni pritshmërinë që sapo të lidheni nëInternet i gjithë dokumentacioni juaj të sinkronizohet, kështu që ju nuk keni pse të shqetësoheni që dokumentat tuaj të jenë të rifreskuar. Versioni i programit tuaj Office është gjithashtu version më i fundit i vlefshëm për përdoruesit.

  • Cfarë është “Cloud” (Reja)?

    “The cloud"(reja) është një mënyrë e thjeshtë për të përshkruar të gjitha shërbimet që mund të procesohen duke u aksesuar nga një ambient jashtë organizatës tuaj. Kur ju përdorni shërbime që bazohen në cloud, infrastruktura juaj IT është e vendosur jashtë vendodhjes së organizatës tuaj, dhe mirëmbahet nga një palë e tretë në vend që të vendoset në një server brenda rrjetit të organizatës tuaj që mirëmbahet nga ju. Me Office 365, për shembull, magazinimi i informacioni, përpunimi, programi kompjuterik janë të vendosur në servera të administruar nga Mircrosoft. Shumë shërbime që ju përdorni në jetën e përditshme janë pjesë e “cloud” (resë)- duke filluar nga web-email tek banking në telefon tek magazinim i fotove online. Pikërisht sepse kjo infrastrukturë është e ndërtuar online në brendi të “cloud” (resë), ju mund ta aksesoni virtualisht nga kudo, përmes kompjuterit, telefonit, apo pajisjeve të tjera që lidhen në Internet.

  • Sa përdorues mund tëjenë aktiv në Office 365?

    Office 365është mjat e përshkallëzueshme dhe mund të mbështesë nga bizneset me një përdorues tek bizneset apo kompanitë me dhjetëra mijëra përdorues: Planet e Biznesit Office 365 janë shumë të përshtatshme për kompani me një deri në 300 përdorues.. Planet Office 365 Enterprise janë shumë të përshtatshme për organizata që variojnë në madhësi nga një punonjës deri tek 50,000-e më shumë përdorues.

  • Cilat aplikime për telefoninë celulare janë të vlefshme për Office?

    Office mundëson aplikimet e mëposhtme:
    • Office për Android™: Shikoni, krijoni dhe redaktoni dokumente me anë të funksionit të prekjes në aplikimet Word, Excel dhePowerPoint. Ju mund të jeni tësigurtë qëaplikacioni Office për Android do të ruajë të paprekur formatimin në mënyrë të tillë që dokumenti të vazhdojë të duket mirë edhe kur ktheheni në kompjuterin tuaj personal apo Mac. Në programin Word, mund të shtoni komente duke punuar njëkohësisht me përdorues të tjerë. Rishikoni dhe modifikoniskedarët nëExcel si dhe shtoni formula apo grafikë. Mund të modifikoni prezantimet tuaja në PowerPointdhe t’i shfaqni ato në komunikim “wireless” në ekrane të mëdha. Ju mund të shikoni dokumente falas me Office për Android. Për të krijuar apo redaktuar dokumente falas me aplikacionin Office për Android, ju duhet të keninjë pajtim të vlefshëm në Office 365, Office 365 Biznes, Office 365 Biznes Premium.
    • Office për iPad®: Shikoni, krijoni dhe redaktoni dokumente me anë të funksionit të prekjes në aplikimet Word, Excel dhe PowerPoint. Ju mund të jeni të sigurtë që aplikacioni Office për iPad do të ruajë të paprekur formatimin në mënyrë të tillë që dokumenti të vazhdojë të duket mirë edhe kur ktheheni në kompjuterin tuaj personal apo Mac. Nëprogramin Word, mund të shtoni komente duke punuar njëkohësisht me përdorues të tjerë. Rishikoni dhe modifikoni skedarët në Excel si dhe shtoni formula apo grafikë. Mund të modifikoni prezantimet tuaja nëPowerPoint dhe ti shfaqni ato në komunikim “wireless” në ekrane të mëdha. Ju mund të shikoni dokumente falas me Office për iPad. Për të krijuar apo redaktuar dokumente falas me aplikacionin Office për iPad, ju duhet të keni një pajtim të vlefshëm në Office 365, Office 365 Biznes, Office 365 Biznes Premium.
    • Office Mobile për celularë: Office Mobile është i instaluar paraprakisht në telefonat windows Phone 8 and dhe është i vlefshëm për disa modele të iPhone® dhe Android. Office Mobile ofron përmbajtje shumë të mirë dhe aftësi editimi ndërsa jeni në lëvizje.Ju mund të jeni të sigurtë se aplikacioni Office Mobile do të ruajë të paprekur formatimin në mënyrë të tillë që dokumenti të vazhdojë të duket mirë edhe kur ktheheni në kompjuterin tuaj personal apo Mac. Office Mobile përtelefonatiPhone dhe Android mund të përdoret falas për qëllime jo komerciale, thjesht duke shkarkuar aplikimin nga telefoni. Për të krijuar apo redaktuar dokumente apo për të hyrë tek dokumentet e ruajtura në SharePoint dhe OneDrive për Biznes në ambjente, ju duhet të keni një pajtim kualifikues Office 365 Business Premium.
    • Outlook Mobile: Telefonat Windows Phone 8 përfshijnë një version të para-instaluar të Outlook që mund ta përdorni për të patur akses tek Outlook.com, Office 365, ose email Exchange.
    • OneNote: Ju mund të përdorni aplikimin OneNote për të hyrë në shënime tuajandërsa jeni në lëvizje. Ky aplikacion është i disponueshëm për telefonatWindows 8, iPhone, iPad, dhe Android.
    • OWA: Nëse keni pajtim në Office 365 që përfshin Exchange Online, ju mund të përdorniaplikacionin OWApër të renditur, skanuar, dhe përgjigjur emaileve, dhe për të qëndruar në krye të programit tuaj. Ky aplikacion është i vlefshëmnë iPhone dhe iPad.

  • Çfarë duhet të instaloj kur regjistrohem nëOffice 365?

    Ju nuk duhet të instaloni asgjëqë të përdorni Office 365. Për t’ju ndihmuar të lidhni versionin e kompjuterit tuaj me versionin më të fundit të Office, Office 2013, Office 2010, dhe Office 2007 të Office 365, Microsoft i siguronklientëve tëOffice 365 një pjesë të programit kompjuterik që mund të instalohet—të quajtur “Office Desktop Setup”—falas. Benefitet kryesore të instalimit “Office Desktop Setup” përfshijnë:
    • Njohje automatike tëpërditësimeve tëfundit.
    • Instalimi ipërditësimeve dhe komponentëve të rinj pas aprovimit apo në heshtje nga një komandë e linjës.
    • Konfigurimi automatik i Outlook dhe Microsoft Skype për Biznes i përdorur nga Microsoft Office 365.
    • Çinstalim automatik nga kompjuteri klient pas ekzekutimit.
    Ju mund të gjeni dhe instalon versionin Desktop Office në qendrën e administrimit të Office 365.

  • Çfarë ndodh nëse unëzotëroj një emër “domain”?

    Ju mund të shtoni emrin e domain që ju dispononi tek Office 365 për të krijuar adresa email me domain-in tuaj.

  • Si mund të krijoj shërbimet e mia Office 365?

    Konfigurimi i Office 365 paraqet udhëzime hap-pas-hapi. Në vetëm disa hapa ju mund të regjistroheni në Office 365, të vendosni emrin domain të organizatës tuaj dhe të shtoni përdorues, të instaloni programet Office, dhe të zhvendosni email-in tuaj ekzistues në Office 365.

  • Çfarë ndodh me të dhënat e mia nëse anulloj pajtimin tim?

    Të dhënat ngelen tuajat. Nëse ju vendosni të anulloni pajtimin tuaj në Office 365, ju mund të shkarkoni të dhënat tuaja—për shembull, emailet tuaja apo dokumentet e skuadrës dhe ti ruani ato në një server/vendodhje tjetër. Ju duhet t’i ruani të dhënat përpara se të anulloni pajtmin. Pasi të keni anulluar pajtimin tuaj të dhënat e asociuara me llogarinë tuaj në Office 365 do të jenë të disponueshme për administratorin tuaj në një llogari të veçantë për një kohëzgjatje të limituar prej 90 ditësh.

  • Si mund të ndryshoj fjalëkalimin?

    Shko këtu për të ndryshuar fjalëkalimin tuaj.